Shprehjet fraziologjike apo siç quhen ndryshe aforizmat na japin mundësinë që me anë të një fjalie të thjeshtë të shprehim gjithçka kemi në mëndje tek të tjerët. Me anë të një fjalie të thënë në mënyrën e duhur mund të shpëtosh një jetë.Aforizmat mund të duken një fjali e thënë thjeshtë por që brenda saj fshihet gjihë historia apo dituria e dikujt. Aforizmat thonë dhe fshehin gjithçka. Mëso të lexosh mes rreshtave. Jo të gjithë dinë ta bëjnë këtë prandaj thjesht mëso sesi të lexosh gjërat që nuk thuhen brenda një fjalie që në pamje të parë duket e thjeshtë.