Kanali zyrtar i hoxhës Llukman Neziri në youtube.
Hoxhë Llukman Neziri u lind në vitin 1970, në Opajë të Kumanovës.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, pastaj mori rrugën për në Damask të Siris, ku aty përfundoi institutin e gjuhës.
Pastaj mori rrugën për në qytetin e Pejgamberit alejhi selam në Medine ku kreu shkollën e mesme.
Pas një ndërprerje dy vjeçare vazhdoi fakultetin pranë Universitetit të Jordanis(Aman) në degën Tefsir (Usuli Din), ku diplomoi në vitin 1997.
Pas luftës së Kosovës, vazhdoi davetin për 14 vite rradhazi në Kosovë.
Në vitin 2013 u kthye në vendlindje ku tani punon si Imam në Xhaminë e Opajës.